Man. Junajtidi “pa frena”: Pas Sançso, priten Varan, Kamavinja, Kejn dhe Haland!

Ku do t’i gjejnë paratë në “Old Traford”, “një Zot e di”, por të paktën mediat shkruajnë se gjithçka është e vërtetë. Mançester Junajtid dëshiron të bëjë dy blerje të tjera të paktën këtë verë, dhe pas Xhejdën Sanços të marrë edhe Rafael Varanin nga Reali i Madridit dhe Kamavinjën nga Franca. Gjithsesi, planet e “djajve të kuq” nuk përfundojnë me kaq, por vazhdojnë edhe për sezonin e ardhshëm. Ambicia është e pakufishme sepse po mendohet për Harri Kejnin dhe Erling Halandin. Me gjasë, Solskjer nuk do të provojë t’i marrë të dy, por vetëm njërin. Për Kejnin duhet bërë duel me Mançester Sitin, por ndoshta edhe me ndonjë klub tjetër, ndërsa për Halandin, rival i madh është Çelsi, ndonëse mendohet edhe Bajerni.

Sfidanti.al