Fitoret e deritanishme ishin të mëdha, sidomos ato me Ukrainën, Gjermaninë apo edhe Kroacinë. Gjithsesi, në rrugën e Anglisë drejt finales së Europianit qendron pengesa “Danimarkë” dhe gjithnjë flasim për një mister, përsa kohë nuk është luajtur ndeshja. Gjithsesi, trajneri Garet Sauthgejt, është i qetë të paktën për ekipin e tij, edhe pse në futboll nuk ke asnjë siguri. “Ne kemi kaluar kaq shumë pengesa dhe mallkime për të arritur deri këtu, të tilla që dukeshin të pakalueshëm, – tha Sauthgejti, – prandaj, jam i bindur se ky grup lojtarësh do ta marrë këtë ndeshje si pengesën e radhës. Gjëja më e rëndësishme është që nuk jemi ende të kënaqur”.
Sfidanti.al