E habitshme sesi kanë ardhur kohët. Kombëtarja e “tre luanëve” ishte ashtu si BBC-ja simboli të cilin e ndiqte gjithë bota. Jo më kot Anglia shpiku futbollin modern dhe deri në 1973, Italia nuk mundi të fitonte asnjë ndeshje ndaj këtij ekipi, ndërsa Gjermania u desh të priste deri në 1968 për fitoren e parë.
