Sauthgejt ngre duart para racizmit: Lojtarët nuk mund të bëjnë më shumë!

Futbollistët e tij u ulën në gjunjë përpara ndeshjes, si vazhdim i fushatës së tyre kundër padrejtësive dhe në mbrojtje të zezakëve apo grupeve të tjerë të rrezikuar të shoqërive në të gjithë botën. Anglezët kanë kohë që e bëjnë, ndërsa në stadiumine Budapestit siç edhe mendohej, u pritën me vërshëllima të fuqishme, por edhe me sharje e ofendime nga një pjesë e tifozëve. Anglia fitoi 4-0 për eleminatoret e Kupës së Botës ndaj Hungarisë, ndërsa trajneri Sauthgejt bëri komentin e itj.

“Mendoj se zhvilluam një ndeshje të mirë, – tha Sauthgejti, – ne shfrytëzuam çdo moment, e qarkulluam mirë topin, ishim të rrezikshëm në kundërsulm dhe një ndeshje të vështirë ne e kthyem në një ndeshje shumë të lehtë. Një rezultat i rëndësishëm, jemi më pranë kualifikimit, por duhet të ruajmë përqëndrimin. Sa i takon racizmit, ai është i papranueshëm. Ne kemi disa vjet që flasim dhe shpresoj ta çrrënjosim nga futbolli, por lojtarët në fushë nuk mund të bëjnë më shumë”.

FIFA reagoi menjëherë duke deklaruar se do të nisë një hetim disiplinor për këtë rast dhe se do të ketë ndëshkime. Hungaria, një ekip dinjitoz në Europian, nuk pati asnjë shans këtë herë, dhe Anglia ka 12 pikë në 4 ndeshje, me golaverazhin 13-1.

Sfidanti.al