Prej disa vitesh është trajner i kombëtares së “tri luanëve” dhe ka arritur rezultate shumë të mira si gjysmëfinalen e Kupës së Botës në 2018 në Rusi dhe finalen e Kampionatit Europian të vitit 2020 (zhvilluar në 2021). Për traditën e Anglisë që prej vitit 1966 e deri më sot, ky është sukses, por Garet Sauthgejt nuk e kishte me qejf fillimisht të ishte në stolin e Anglisë. Trajneri tregon se e refuzoi ftesën e parë të Federatës Angleze të Futbollit (FA) nga fakti se nuk donte të provonte stresin e madhe që kishte Bobi Robsoni, që ishte trajner kur Sauthgejti ishte lojtar i “shpikësve të futbollit”.
Sfidanti.al