Anglia nuk fiton në Itali që nga viti i largët … 1961!

E habitshme sesi kanë ardhur kohët. Kombëtarja e “tre luanëve” ishte ashtu si BBC-ja simboli të cilin e ndiqte gjithë bota. Jo më kot Anglia shpiku futbollin modern dhe deri në 1973, Italia nuk mundi të fitonte asnjë ndeshje ndaj këtij ekipi, ndërsa Gjermania u desh të priste deri në 1968 për fitoren e parë. Gjithsesi, ndërsa Italia e Anglia dalin sonte në fushë në stadiumin “Maradona” në eliminatoret e Europianit, trajneri i ishullorëve, Garet Sauthgejt, rikujtoi një fakt të rëndësishëm. “Anglia nuk fiton në Itali që prej vitit 1961, – tha ai, – është momenti që të përpiqemi ta thyejmë këtë tabu, këtë mallkim”. Nuk dihet nëse anglezët do t’ia dalin.

Sfidanti.al