Pasardhësi i Sauthgejtit? Pse jo një Graham Poter apo Edi Haui?!

Nuk do të ishte e lehtë që të bindeshin sepse po drejtojnë, përkatësisht, Çelsin dhe Njukasëllin, dy ekipe të rëndësishëm që duan të paktën futbollin e Championsit. Trajnerë kaq të rinj dhe të suksesshëm vështirë se mund të pranojnë një punë “pensionistësh” qoftë edhe kur kjo punë është në stolin e kombëtares së Anglisë. Gjithsesi, opinionistët anglezë mendojnë se nëse Sauthgejt dëshiron të largohet, ai nuk ka pse ngurron, dhe gjithmonë do të gjendet një pasardhës. Në Angli janë edhe Brendan Roxhers i Leisterit, Li Karslej i Anglisë U21 dhe Stiv Holand, ndihmësi i Sauthgejtit. Gjithsesi, duhet të pritet vendimi i teknikut të tanishëm.

Sfidanti.al