Mançester Junajtidi firmos me yjet, por rinovon edhe me trajnerin!

Ole Gunar Solskjer ka hedhur firmën për një kontratë të re me “djajtë e kuq” dhe sipas akordit me klubin, do të jetë në “Old Traford” deri në 2024. Trajneri që pasoi Zhoze Murinjon, është vlerësuar si njeriu që po krijon epokën e re të Mançester Junajtidit, ndërsa skuadra po forcohet gjithnjë e më shumë. Solskjeri solli në ekip këtë verë Xhejdën Sançon, ndërsa shpreson të marrë Rafael Varanin nga Reali. Tek Junajtidi ka disa lojtarë shumë të mirë si De Gea, Megajer, Shou, Rashford, Bruno Fernandes, Kavani, Grinvud, Van de Bek apo Mektominai, ndërsa Pol Pogba mund të largohet.

Sfidanti.al