Emri i nuses është i njohur në botën e tenisit të femrave, Elina Mihajlivna Svitolina, ndërsa emri i burrit është po ashtu dikush që “na e ka vrarë veshin”, Gael Monfil. Kjo është dyshja e tenisit që vuri kurorë përpara nisjes së Lojrave Olimpike, dhe që muajin e mjaltit do ta kalojë në Tokio, gjatë Olimpiadës. Elina Svitolina dhe Gael Monfil patën një ceremoni të mrekullueshme për jetën e tyre, duke kurorëzuar dashurinë e nisur në 2019, me fejesën në 3 prill të këtij viti, dhe martesën në 16 korrik.
Nuk dihet sesa i plotë do të jetë muaji i mjaltit, sepse ata do të jenë në konkurrim në tenisin olimpik, ndërsa autoritetet japoneze kanë vendosur kufizime të rrepta lidhur me raportet burrë-grua. Apo ndoshta do të bëjnë ndonjë përjashtim për çiftet e martuara? Svitolina është 27 vjeç dhe gjatë karrierës ka arritur dy herë të jetë numri 3 i botës, ndërsa Monfil është 34 vjeç dhe ka arritur deri në vendin e 6-të.
Sfidanti.al