Medaljen e parë të artë olimpike e merr kinezja Jan Çian

Gjithçka përfundoi diçka pas orës 4 të mëngjesit me orën shqiptare dhe në Tokion e largët, ku ora ishte 11:14, u dha medalja e parë e artë olimpike, kuptohet u dhanë edhe dy të tjerat. Kampionia e parë në Tokio 2020 u bë kinezja Jan Çian, në sportin e qitjes me pushkë 10 metra largësi. Kinezja mori 251.8 pikë duke lënë pas rusen Galashina pikërisht në serinë e fundit të gjuajtjeve. Jan Çian është 21 vjeç dhe debuton në Olimpiadë, ndërsa ka nisur me këtë sport që në moshën 10-vjeçare. Ishte vetë presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Tomas Bah, që ia vendosi medaljen në qafë, ndërsa pati festë të madhe nga delegacioni kinez. Në vendin e tretë doli zvicerania Nina Kristen.

Sfidanti.al