Gjithçka përfundoi diçka pas orës 4 të mëngjesit me orën shqiptare dhe në Tokion e largët, ku ora ishte 11:14, u dha medalja e parë e artë olimpike, kuptohet u dhanë edhe dy të tjerat. Kampionia e parë në Tokio 2020 u bë kinezja Jan Çian, në sportin e qitjes me pushkë 10 metra largësi.