Mjaftoi një lojtare që të infektohej me koronavirus dhe ekipet nuk dolën në fushën e lojës. Fati i keq i qëlloi volejbollistes çeke të plazhit, Marketa Naush-Slukova, e cila u detyrua të tërhiqej nga garat dhe të izolohej. Në izolim edhe partnerja e saj e skuadrës dyshe, Barbora Hermanova. Kjo bëri që skuadra e Japonisë, e përbërë nga Miki Ishi dhe Megumi Murakami, të fitonte në tavolinë 2-0 dhe të kalonte në turin e dytë. Konkurrimi vazhdon dhe shpresa është që të mos ketë raste të tjera, por sinjali nga epidemia u dha.
Sfidanti.al