U ndanë plot 11 të arta, si dhe mjaft argjenti e bronzi. Gjithsesi, këto nuk i takuan skuadrës olimpike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendit më të fuqishëm sportiv olimpik në histori, i cili u detyrua të pranonte vendin e dytë për medalje vetëm në periudhën 1952-1992 kur merrte pjesë BRSS (dhe Ekipi i Shteteve të Pavarura në 1992). Nuk kishte ndodhur që nga viti 1972 në Mynih, që SHBA të mos merrte asnjë medalje në ditën e parë. Në sportet e ditës së parë pati të tillë si qitje, skermë, taekuondo, xhudo e të tjerë. Natyrisht, ekipet amerikane arritën edhe fitore që mund të sjellin medalje në ditët e tjera, dhe SHBA mbetet favorit për të fituar numrin më të madh të tyre deri në fund të Tokio 2020.
Sfidanti.al