Nuk bëri punë që në fushë ishin Erling Halandi dhe Marko Rojs. Natyrisht, nuk ishte një skuadër e plotë e Dortmundit ajo që luajti miqësore ndaj Bilbaos, dhe që u mund 0-2. Sfida u luajt në Sent Galen të Zvicrës, dhe baskët ia dolën pas pushimit me golat e shënuar nga Raul Garsia me penallti dhe Vivian, ndërsa Dortmundit të trajnerit të ri, Marko Roze, iu dëmtuan edhe dy lojtarë, Volf dhe Binoe-Gitens. Nuk janë futbollistë shumë kryesorë, por Roze shpreson që të mos ketë probleme të tjera më pas.
Sfidanti.al