Nuk dihet se cila është shkalla e lëndimit, por ndoshta katalanasit nuk deshën të rrezikonin dhe e zëvendësuan menjëherë me Memfis Depain. Rej Manaj ishte këtë herë titullar për Barcelonën, në miqësoren ndaj Gironës, ndeshjen të cilët trajneri Ronald Kuman vendosi të luante me ekipin e tyre. Sulmuesi 24-vjeçar shqiptar arriti të shënonte edhe gol, të dytin që në minutën e 24-ët, por u dëmtua në minutën e 37-të dhe doli nga fusha në të 43-ën. Pak ditë më parë, Manaj shënoi 3 gola në fitoren 4-0 të Barcelonës ndaj Gimnastikut të Tarragonës, ndërsa pritet që të transferohet. Famalikao në Portugali, Kadisi në Spanjë dhe Venecia në Itali besohet se i duan shërbimet e tij.
Sfidanti.al