Në një krah është Bajerni që i thotë se nuk mund të të paguajmë më shumë se 10 milionë euro në vit, që do të thotë një rrogë jo më lart se 5 milionë euro në dorë (pas taksave), nga ana tjetër del Mançester Junajtid që i thotë se i jep 200 000 paundë stërlina në javë. Kjo rrogë për Leon Goreckën do të thotë 10.4 milionë paundë stërlina në vit, që do të thotë 12.1 milionë euro. Ndoshta, taksat në Angli mund të jenë diçka më të ulëa në Gjermani dhe Gorecka në “Old Traford” mund të fitonte më shumë para, plus që në rast suksesi rroga mund t’i rritej. Junajtidi ndoshta do të presë një vit, kur mesfushorit t’i përfundojë kontrata dhe pret që ai të jetë pasardhësi i Pol Pogbasë.
Sfidanti.al