Revolucioni i pagave tek Bajerni mund të largojë yjet!

Tifozët nuk para i bëjnë këto llogari, por arsyeja kryesore që skuadra e Mynihut ka krijuar këtë dominim të frikshëm në Bundesligë, është se i përket një landi tepër të pasur, si Bavaria. Gjithsesi, kemi ardhur në kohët kur nuk mjafton një land i pasur për të mbajtur një skuadër në nivele kaq të larta, pasi pandemia e koronavirusit ka “gërryer” themelet e biznesit të futbollit, ndaj edhe tek Bajerni kanë nisur t’i vënë gishtin kokës. Lajmet janë që drejtuesit po planifikojnë kufizime përsa i përket rrogave, diçka që mund të largojë yje që deri tani kanë ardhur në Mynih pikërisht sepse mund të fitonin shumë para, por edhe mjaft trofe.

Robert Levandovski do të jetë i vetmi që do të ketë rrogën 20 milionë euro, nga të cilat 10 milionë janë taksa. Pas tij është “kategoria e dytë”, me rroga nga 15 deri pranë 20 milionëve, si Myler, Nojer e Sane. Në nivelin e tretë, nga 10 deri në 15 milionë euro, janë Koman, Kimih, Gnabri, ndërsa Gorecka do të jetë pak më poshtë bashkë me Zylen, që nuk pritet të arrijnë mbi 10 milionë euro.

Sfidanti.al