Manovrat e Man. Junajtidit: 95 milionë euro për Sançon! Pritet “rokadë” Pogba-Gorecka!

Goditja e parë u bë dhe nuk u lejua të krijohej një histori e gjatë vere. Xhejdën Sanço është lojtar i Mançester Junajtidit, pasi Dortmundi ra dakord që ta transferonte për 95 milionë euro gjithsej, nga të cilat 85 milionë do të paguhen tani, dhe 10 milionë në vijim. Nuk dihet sesa do të jetë rroga e lojtarit të krahut të Anglisë, por dihet se ai do të firmosë një kontratë 5-vjeçare deri në 2026. Dortmundi shpresonte që Sanço ta rriste vlerën e kartonit gjatë Europianit, por kjo nuk ndodhi sepse ai luajti vetëm 6 minuta.

Junajtidi ka plane edhe për Leon Goreckën e Bajernit, por një përpjekje për transferim mund të ndodhë vetëm nëse Pol Pogba do të largohet nga “Old Trafordi”. Mesfushori i Francës ka edhe një vit kontratë me “djajtë e kuq”, por po ashtu edhe kontrata e Goreckës përfundon në 2022, ndonëse Bajerni ka nisur bisedimet për ta rinovuar.

Sfidanti.al