E ardhmja e Ronaldos? Për Alegrin “gur themeli” është Morata!

Trajneri i Juventusit nuk ka dyshim lidhur me preferencat e tij, ndonëse portugezi edhe mund të qendrojë në ekipin e tij. Masimiliano Alegri mendon së pari për Alvaro Moratën, futbollistin që herë është kritikuar “për vdekje”, herë është adhuruar si “perëndi”, siç ndodhi pas ndeshjes së raundit të dytë të Spanjës, ndaj Kroacisë në Europian. Mediat italiane shkruajnë se sulmuesi spanjoll është “gur themeli” për projektin e ri të Alegrit, pasi është një lojtar që nuk e lë kurrë në baltë trajnerin e tij, që luan në ndeshjet vendimtare dhe jep gjithnjë maksimumin. Edhe me Pirlon, Morata luante sa herë ishte në formë, në krah të Ronaldos, duke lënë në stol Dibalën. Nuk dihet nëse kjo formulë do të vazhdojë, por “kuotat” e spanjollit mbeten të larta.

Sfidanti.al