Drejtori sportiv Leonardo nuk ka pasur sukses deri tani për të bindur sulmuesin e Francës që të rinovojë kontratën me Paris SG dhe këtë detyrë tashmë e ka marrë përsipër “i pari i punës”, që do të thotë presidenti Al Helaifi. Sipas mediave franceze, sheiku ka vendosur që të joshë Kilian Mbapenë jo vetëm me rrogën prej 500 000 eurosh në javë, që do të thotë 26 milionë euro në sezon. Përveç këtyre do të ketë shpërblime të shumta që mund ta ngrenë rrogëm mbi 30 milionë euro në sezon, po ashtu nxitje financiare për familjen. Gjithsesi, gjëja kryesore ku ngulmon Al Helaifi është forcimi i skuadrës, dhe ai është i bindur se do t’ia mbushë mendjen Mbapesë që të luajë në një ekip ku do të jenë Donaruma, Nejmar, Hakimi, Verrati, Di Maria, Markinjos, Kimpembe si edhe ndonjë lojtar tjetër. Mediat shkruajnë se PSG do t’i japë Interit gati 70 milionë euro për kartonin e Ashraf Hakimit, ndërsa mbrojtësin e kërkonte edhe Çelsi.
Sfidanti.al