UEFA duhet të vlerësojë me shumë kujdes mundësinë për organizimin e gjysëmfinaleve dhe finales së kampionatit europian të futbollit në “Uembli”. Kjo për shkak se ka një mospërputhje mes rregullave të vendosura nga Mbretëria e Bashkuar kundër Kovid 19 dhe rregullave në Europë. Sidomos për kufizimin e qytetarëve britanikë që udhëtojnë në Europë duke pranuar nga ana tjetër një pjesëmarrje të madhe tifozësh për të marrë pjesë në ndeshje. Ideja është hedhur nga zv/presidenti i Bashkimit Europian, Margaritis Shinas. Ky i fundit shtoi se dhe ideja e një stadiumi të mbushur në momentin që të gjithë janë të shqetësuar për variantin Delta të koronavirusit, duhet të sjellë reflektim nga UEFA. Ai mbyll reagimin e tij duke thënë se Merkel, Dragi dhe shumë eurodeputetë ndajnë të njëtin shqetësim me të.
Sfidanti.al