Kontrata e Mesit? Laporta thotë “mos u shqetësoni”!

Nuk dihet nëse këto fjalë kanë ndonjë bazë reale që mund të kënaqë tifozët, apo presidenti është i detyruar t’i thotë për t’i dhënë shpresë njerëzve. Situata duket shumë e habitshme që ylli kryesor i botës, dhe ylli kryesor i skuadrës të mos qartësojë për klubin e tij dhe për tifozët nëse do të rinovojë apo jo, kur pikërisht sot ai është një lojtar i lirë. Lionel Mesit i përfundoi në 30 qershor kontrata me Barcelonën dhe kërshëria është e madhe për të ditur sesi do të veprojë që tani e tutje. Edhe frika e tifozëve është se mos ai qëllimisht i zvarriti gjërat për të qenë i lirë, një lloj hakmarrjeje ndoshta ndaj klubit për atë që i bëri vjet ish-presidenti Bartomeu. Gjithsesi, president sot është Zhoan Laporta dhe ai ka dhënë garanci se Mesi do të rinovojë. Përgjigja e tij për këtë gjë ishte lakonike: “Mos u shqetësoni”!

Sfidanti.al