Nuk do të jetë e lehtë që një lojtar i tillë të largohet nga Mynihu, edhe pse ai vetë ka dëshirë që ta bëjë këtë gjë. Kingsli Koman është ashtu si Alaba, një futbollist i ngopur me Bajernin dhe me Bundesligën, ndaj synon të provojë një aventurë të re, me gjasë në Premier Ligë. Sidoqoftë, klubi bavarez ka bërë me dijë se kush është i interesuar për lojtari e krahut të Francës duhet të paguajë 90 milionë euro për kartonin e tij. Klube të tillë anglezë si Mançester Junajtid apo Aston Vila janë të interesuar për shërbimet e Komanit, i cili ka kontratë në “Zebener Shtrase” deri në vitin 2023. Vetë Koman është shprehur se ky vlerësim i kartonit është jorealist në kohë pandemie, ndërsa besohet se do të ketë bisedime për ta ulur. Nuk dihet nëse Bajerni është i vendosur për ta mbajtur lojtarin deri vitin tjetër, apo kjo është një taktikë për të rritur fitimet.
Sfidanti.al