Në dy sezonet të kaluara, “djajtë e kuq” kanë fituar vetëm 5 nga 14 ndeshjet e para të kampionatit. Një nisje e tillë e ngadalshme i dëmtoi shumë shanset për titull dhe trajneri Ole Gunar Solskjer i ka paralajmëruar lojtarët e tij. “Nëse i fiton 7 ndeshjet e para të kampionatit, mund të mos e fitosh titullin, – thotë ai, – por, nëse nuk i fiton, me shumë gjasë e humbet titullin”. Ky është edhe një dallim i madh mes Mançester Junajtidit të Sër Aleks Fergusonit, që fitoi 13 tituj, dhe këtij të trajnerit norvegjez. Nuk dihet nëse kjo gjë do të ndryshojë këtë edicion, por Solskjeri bën thirrje që të mos përsëriten gabimet e kaluara. Ekipi sot duket më i fortë, edhe pse pritet të vijnë lojtarë të tjerë si Varan e Tripie, ndërsa janë mbajtur Pogba, Fernandes, Megajer, Sanço, Rashford (i dëmtuar për shumë javë), Grinvud, Kavani apo De Gea.
Shtatë ndeshjet e para të Junajtidit në Premier Ligë: Lids (sh), Sauthempton (j), Uolves (j), Njukasëll (sh), Uest Hem (j), Aston Vila (sh), Everton (sh).
Sfidanti.a