Hysaj ka një aleat në konfliktin me ultrasit fashistë, trajnerin Sarri!

Disa tifozë të skajshëm të Lacios vendosën të përballeshin me mbrojtësin shqiptar të ekipit të tyre për të kërkuar sqarime për këngën “bela çao” (bella ciao). Në mediat italiane flitet se tifozët shkuan në hotelin ku ndodhet skuadra në Auronco di Kadore, ndërsa ishte drejtori sportiv, Igli Tare, që qetësoi gjakrat. Ultrasit e Lacios njihet si të rreshtuar në krahun e kundërt politik me ata që përfaqëson kënga e shquar e rezistencës, po ashtu si edhe kënga e vjetër e shekullit të 19-të që i bën jehonë vuajtjes së grave të thjeshta që punonin në bujqësi dhe orizore. Nuk dihen bindjet politike të Hysajt, nëse ka të tilla, por mbrojtësi i kombëtares shqiptare mund të llogarisë një aleat në këtë konflikt me tifozët e skajshëm të Lacios, pikërisht trajnerin e tij Mauricio Sarri, që nuk i ka fshehur kurrë bindjet e tij politike dhe që janë në krahun e majtë.

Sfidanti.al