Bajerni ka probleme me lojtarët e agjentit Zahavi, si i bëhet me Levandovskin?!

Më herët ndodhi përplasja me David Alabën, ndërsa tani po ndodh me Kingsli Komanin. Bajerni është në kurs “kokë më kokë” me disa lojtarë të tij për shkak të diferencave financiare, dhe pasi austriaku shkoi tek Reali i Madridit, edhe Kingsli Koman mund të largohet nga Mynihu. Mediat gjermane raportojnë se lojtari dhe agjenti i tij, Pini Zahavi, janë të pakënaqur me ofertën e bërë nga klubi bavarez, deri në 13 milionë euro bruto në sezon (7 milionë euro neto). Koman kërkon 20 milionë euro në sezon (nga të cilat 12 i merr në dorë), por klubi në “Zebener Shtrase” nuk është dakord. Problem është fakti se të dy këta lojtarë kanë agjent, Zahavin, të cilin disa muaj më parë Uli Hënesi e cilësoi “piranjë e etur për para”. Edhe Robert Levandovski është lojtar i Pini Zahavit, mos ndoshta do të ketë përplasje edhe për të?

Sfidanti.al