Ibra nuk ka pse nxitohet, Milanin e mban në krah Zhiruja!

Ndoshta nuk e ka talentin e suedezit, por potencialin fizik e ka të përafërt dhe moshën më të re. Tek Milani i thonë Zllatan Ibrahimoviçit që të mos nxitohet për t’u kthyer sa më shpejt në fushë sepse riaftësimi nga dëmtimi në gju është tepër delikat. Sulmuesi gati 40-vjeçar u dëmtua në 9 maj në ndeshjen me Juventusin, riaftësimi pa operacion nuk eci mbarë dhe për këtë u desh ndërhyrja në Romë. Për momentin, sulmuesi do të nisë të vrapojë në fushën me bar për të parë sesi do të reagojë gjuri, ndërsa më vonë mund të nisin ushtrimet me topin. Ibra synon që të jetë në dispozicion të trajnerit Pioli për ndeshjen e parë të kampionatit në 21-22 gusht ndaj Sampdorias, por mjekët dhe vetë trajneri i thonë të bëjë kujdes. Në vend të tij mund të luajë Olivie Zhiru, i cili di ta interpretojë siç duhet skemën 4-2-3-1.

Sfidanti.al