Mund t’i jetë shuar nervi i kampionit që e kishte në moshë më të re, dhe kur shkëlqeu me Red Bullin. Gjithsesi, Sebastian Fetelit nuk i është shuar delli i njeriut qytetar dhe të kulturuar siç e tregoi në Silverston pas garës së Formula 1. Njeriu që është shpallur 4 herë kampion botëror, ndihmoi punonjësit e pastrimit duke mbledhur e transportuar qese të tëra me mbeturina të hedhur nga një pjesë e 140 000 tifozëve anglezë apo edhe të huaj që ndoqën Çmimin e Madh të Britanisë. Feteli u tërhoq nga gara pas 40 xhirosh, por fitoren e arriti sipas mënyrës së tij.
Sfidanti.al