Pas 140 milionë blerjeve, priten ndryshime dramatike tek Man. Junajtid!

Skuadra angleze që ka shpenzuar më shumë dhe pritet të vazhdojë ta bëjë është ajo e “Old Trafordit”. Mançester Junajtid ka marrë deri tani Xhejdën Sançon nga Dortmundi, ndërsa është pranë Rafael Varanit të Realit të Madridit, por edhe anglezit Tripier të Atletikos së Madridit dhe të kombëtares së “tre luanëve”. Shpenzimet mund të arrijnë në 140 milionë paundë stërlina, një shifër e çmendur për kohën e pandemisë. Trajneri Ole Gunar Solskjer beson se do të arrijë të mbajë Pol Pogbanë, madje të rinovojë kontratën me francezin kampion të botës, ndërsa mendohet për lojtarë si Di Lorenco të Italisë. Tekniku norvegjez mund të ndryshojë stilin e lojës në 4-3-3 dhe të ketë një mesfushë të ndryshme, ku do të jenë Pogba, Bruno Fernandes si dhe Sanço në treshen sulmuese. Kjo do të bëjë që të mos jetë më dyshja Fred-Mektominai, ndërsa Solskjeri shpreson që të aktivizojë edhe holandezin Van de Bek. Më parë, norvegjezi luante me 4-2-3-1, por sipas mediave angleze tifozët duan skemë dhe lojë tjetër.

Sfidanti.al