Euro 2020 dhe Kovidi, në Romë u infektuan 73 vetë vetëm në një lokal!

Autoritetet shëndetësore të rajonit të Lacios janë të alarmuara. Ata kanë llogaritur që vetëm në një pab, gjatë ndeshjes Itali-Belgjikë, janë infektuar 73 njerëz, pasi ata e ndoqën në një numër të madh dhe pa distancim fizik përballjen e Europianit. “Ne po paguajmë pasojat e shkeljes së rregullave gjatë kampionatit, – thotë përgjegjësi i shëndetësisë në rajonin e Lacios, Alesio D’Amato, – po paguajmë për festimet për të kaltrit”. Të sëmurët janë 61 burra e 12 gra, por pritet që numrat të rriten. Mosha është nga 14 deri në 60 gradë. Në Lacio po bëhen testime për Kovidin për të zbuluar sa më shpejt sesa mund të jetë numri i vërtetë, në mënyrë që të merren masa e të mos përhapet infektimi edhe më shumë.

Sfidanti.al