Fjala është se po i merr lojtarët lirë, por si mund të jetë kështu, kur për Sançon do të paguhen gjithsej 95 milionë euro? Gjithsesi, Dortmundi gjykon se Mançester Junajtidi duhej të kishte paguar 120 milionë euro për kartonin e anglezit, ndërsa klubi në “Old Traford” po mendon lëvizjen e radhës. Fjala është për mbrojtësin e qendrës të Francës dhe të Realit të Madridit, Rafael Varan. Edhe në këtë rast, duket se do të ketë “skonto”, pasi lajmet janë që kartoni i francezit mund të arrijë deri në 50 milionë euro, ndërsa Reali fillimisht kërkoi 80 milionë. Trajneri Solskjer duhet të jetë i kënaqur sepse “djajtë e kuq” kanë edhe lojtarë të tjerë shumë të mirë në skuadër si portierët De Gea dhe Henderson, pastaj Shou, Megajer, Pogba, Mektominai, Rashford, Grinvud, Lingard, Kavani, Bruno Fernandes dhe Van de Bek.
Sfidanti.al