Nuk mund të gjente kohë më të vështirë për të mbërritur në “Signal Iduna Park”, por ndoshta ia vlen ta nisësh gjithçka thuajse nga e para. Marko Roze la Mynshengladbahun dhe mori drejtimin e Borusias tjetër, Dortmundit, në një kohë kur Xhejdën Sanço u transferua në Angli tek Mançester Junajtidi, dhe kur Erling Halandi duket se do të shkojë tek Çelsi. Pra, pa këta yje të rëndësishëm, Roze do të duhet të ndërtojë një skuadër që të luftojë minimalisht për kualifikim në Champions, ndonëse tifozët ëndërrojnë gjithnjë titullin. Si do të luhet pa dyshen Sanço-Haland?
“Ne do të kemi futboll punëtorësh, – thotë Roze, – ne duhet të jemi një ekip që të punojë shumë, që lojtarët të luajnë për njëri-tjetrin. Ne kemi një bazë të mirë sepse që nga çerekfinalet e Championsit do të jenë Vicel, Hazar, Mënier, Belingham, Delanei, Akanxhi, por edhe Marko Rojs. Rëndësi ka që lojtarët të pushojnë siç duhet”.
Sfidanti.al