Paralajmërimi ishte dhënë që në Krotone. Një Inter “pa ngjyrë” ia doli të fitonte në fundjavë, por mrekullitë nuk përsëriten shpesh. Nëse nuk ke lojën, vështirë të marrësh gjithnjë tri pikët, dhe nëse ritmi ulet, atëherë nuk je dot “anti-Juventusi”. Trajneri Luçiano Spaleti ka shumë gjëra për të zgjidhur dhe shumë presion për të përballuar
