Gafë e pronarit të Interit: Jam tifoz me Interin qëkur luante Van Basten…

Cfarë nuk ndodh, kur klubet e futbollit i drejtojnë biznesmenët dhe jo dashamirësit e gjësë së dytë më të rëndësishme në botë. Një nga pronarët e Interit të Milanit, Erik Tohir, që e bleu klubin nga Masimo Morati, ndërsa, pak vite më vonë, pjesën më të madhe të aksioneve ia la kompanisë kineze “Saning”, sikurse duket, nuk di që të zgjedhë momentin se kur duhet të flasë dhe se çfarë duhet të thotë. Që nga fillimi, tifozët nuk e donin Tohirin, sidomos, kur mësuan se një nga djemtë e tij është një tifoz i deklaruar i Juventusit, ndërsa, më pas, u mor vesh se ai nuk ishte tifoz i futbollit, por i basketbollit. “Unë jam tifoz i Interit që nga koha, kur me të luante treshja holandeze, Van Basten, Rajkard dhe Gulit, ndërsa më vonë edhe Ronaldo!”, deklaroi Tohiri, ditët e fundit.

Sikurse dihet, tre lojtarët e shquar të lartpërmendur holandezë, në fakt, kanë luajtur në Milano, por me Milanin dhe jo me Interin, me të cilin, atëkohë, ka luajtur një treshe gjermane, Mateus. Breme dhe Klinsman.

Sfidanti.al