Interi po i rrit përpjeket për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Arsenalit, Shkodran Mustafi, që e tregon edhe oferta e re që ka dërguar ky ekip milanez. “Skaj Sports Italia” njoftoi se Interi ka ofruar pesë milionë euro për huazimin njëvjeçar të Mustafit me opsionin që të blejë atë plotësisht për 25 milionë, verën e ardhshme. Nëse Mustafi do të arrijë që të luajë, të paktën, 50 për qind të ndeshjeve, gjatë këtij sezoni, me Interin, ky i fundit do të angazhohet që ta blejë atë plotësisht.
Mustafi, në fakt, ndodhet pranë derës së daljes së Arsenalit, ndërsa kanë mbetur edhe dy ditë nga mbyllja e sezonit veror të transferimeve.