Zhelko Obradoviç: FIBA po punon kundër basketbollit!

Një nga trajnerët më me shumë trofe në basketboll dhe trajneri i parë i Fenerahçes turke, kampione të Evropës, Zhelko Obradoviç, tha se vendimet që ka marrë, së fundmi, federata ndërkombëtare e basketbollit, FIBA, po e minojnë basketbollin. Ai u shpreh, sidomos, kundër vendimit të FIBA-s që kampionati evropian të zhvillohet, në të ardhmen, një herë në katër vite dhe jo një herë në dy vite, si deri tani.

“Gjatë 82 viteve, janë zhvilluar 40 eurobaskete, kurse, tani, do të luhet një herë në katër vite. Kjo nuk është një gjë e mirë, sidomos, për basketbollistët e rinj që duhet të presin një kohë të gjatë që ta tregojnë veten në skenën evropiane. Kalendari është i tejmbushur, për shkak të mosmarrëveshjeve të mëdha në relacionin FIBA-Euroliga, ndërkohë që këtu përzihet edhe NBA-ja. Për këtë arsye, unë mendoj së të tria palët duhet të ulen dhe të përgatisin një kalendar të përbashkët”, konsideron Obradoviçi.

Sfidanti.al