Roj Kin: O Zot, çfarë ndodh? Gigsi do të vlente dy miliardë sterlina!

Pazari i futbollit, gjatë këtij sezoni veror të transferimeve, mori dimensione të reja, për shkak të parave shumë të mëdha që u shpenzuan për shitblerjen e futbollistëve. Për Nejmarin, Dembelen dhe për disa të tjerë u paguan disa miliona euro gjë që, sipas futbollistit legjendar të Mançester Junajtidit, Roj Kin, është larg realitetit. Kini konsideron se shumë futbollistë në pazarin e tanishëm të transferimeve janë mbivlerësuar së tepërmi dhe se ish-bashkëlojtari i tij Rajan Gigs, në pazarin aktual, do të duhej që të vlente 2 miliardë sterlina.

“Gjithçka po mbivlerësohet, para të mëdha po paguhen dhe jo vetëm për futbollistët, Futbollistë mesatarë, tani, shiten 35-40 milionë sterlina. O Zot. Unë nuk dua që të merrem me hollësira, por një gje mund ta them se në treg ka pak lojtarë të klasit të vërtetë të lartë”, tha Kini, duke shtuar se, po të ishte për të, objektiv i tij nuk do të ishte Nejmari, por futbollistë të tillë si Sigurdsoni (Suonsi-Everton, 45 milionë sterlinba) dhe Marko Arnautoviç (Souk Siti-Uest Hem, 24 milionë sterlina).

“Është për të mos u besuar, kur sheh se futbollistë të zakonshëm shiten për 35-40 milionë sterlina. Rud van Nisterloj sot do të vlente 1 miliard sterlina dhe Dejvid Bekami, po aq, kurse Rajan Gigsi – 2 miliardë sterlina”, tha Kini.

Sfidanti.al