Napoli pret sfidën e së vërtetës me Interit me Insinjen në dyshim

‘Dua të jem në fushë në ndeshjen ndaj Interit-këto ishin fjalët e sulmuesit të Napolit, Lorenco Insinje të pblikuara tek e përditshmja ‘Il mattino’, pas dëmtimit të pësuar në fillimine pjesës së dytë në ndeshjen e Ligës së Kampioneve me Mançester Sitin. Por dyshimet për praninë e tij në atë përballje mbeten të forta. ‘Kontrakturë në kofshën e  djathtë-leXohet në komunikatën e Napolit në lidhje me dëmtimin e futbollistit-kushtet e sulmuesit do të verifikohen ditë pas ditë’.

Ndërkaq, mësohet se Insinje i ka kryer terapitë e rastit dhe stafi mjekësor i kryesuar nga Dr.Nikola do të bëjë gjithcka për të ndihmuar futbollistin që të riaftësohet në kohë për sfidën e madhe me zikaltrit e Luçano Spaletit. Pas 8 javëve të para të kampionatit italian, Napoli është në krye të klasifikimit me 24 pikë të plota por ndjen nga pas hijen e Interit që është në vendin e dytë me  vetëm 2 pikë më pak

Sfidanti.al