San Siro fitoi garën me Palermon për të pritur sfidën e kthimit të playoffit të botërorit 2018 mes Italisë dhe Suedisë. Është një impiant ky që mund të përkufizohet mjaft mirë edhe si hajmalia e Të Kaltërve duke qenë se në 56 ndeshje të zhvilluara aty ka humbur vetëm 2 herë, disfata të cilat kanë ndodhur në fillim të viteve 1900 dhe në atë kohë ky impiant quhej Arena Civica. Në 13 nëntor Milano nuk do të jetë as kuqezi, e as zikaltër, por do tëjetë i gjithi I Kaltër, pasi tani ai konsiderohet si qyteti i kombëtares italiane. Në total janë zhvilluar 56 ndeshje, dhe bilanci është i shkëlqyer 37 suksese (66%), 17 barazime (30%) dhe vetëm 2 humbje (4 %), dhe e fundit i takon vitit të largët 1925. San Siro arriti të fitojë ndaj Palermos edhe për logjistikën e tij që është superiore ndaj asaj të stadiumit në qytetin sicilian. Për më tepër në këtë ndeshje nëse biletat do të jenë me cmime popullore, Të Kaltrit pritet të kenë një mbështetje prej të paktën 70 mijë personash për rrugëtimin e tyre drejt Rusisë. Katër nga 5 ndeshjet e fundit që janë luajtur në këtë impiant janë mbyllur në barazim. Tema ‘playoff’-Italia ka luajtur në një fazë të tillë edhe për Botërorin e Francës 1998 ku përballë kishte Rusinë, vetëm se në atë kohë, ndeshjen në fushën e tyre Të Kaltrit nuk e zhvilluan në Milano, por në Napoli, 1-1 ishte rezultati i regjistruar në Moskë dhe 1-0 ishte ai i Italisë, me këtë të fundit që u kualifikua për në ngjarjen më të rëndëishme.
Sfidanti.al