“Ave Maria” nga Interi per Di Marian qe ndryshon mendje

Di Maria dëshiron të qëndrojë në “Parc des Princes”, por ky eshte nje lajm qe prish humorin ne Milano.

Angel Di Maria insiston se dëshiron të qëndrojë te Paris Saint-Germain, pavarësisht vështirësive me Unai Emery sezonin e kaluar.

Ish mesfushori i Real Madridi bëri 43 paraqitje për PSG-në në sezonin 2016/17, por ishte larg formës së mirë në pjesën e parë të sezonit, i cili tha se “nuk e dija se çfarë kërkonte trajneri nga unë”.

Për lojtarin është duke insistuar Interi, por 29 vjeëari thotë se nuk dëshiron të largohet nga PSG-ja.

“A do të qëndroj? Sa i përket anës sime, nuk ka dyshime. Dua të qëndroj”, tha Di Maria për Le Parisien. “Por, për klubin, nuk e di. Familja ime është e lumtur në Paris, ky është realiteti”.

“E di se nuk shkoi gjithçka siç duhet sezonin që lamë pas. Nuk e kuptoja çfarë trajneri kërkonte nga unë. Më pas, pak nga pak filluam të njohim njëri-tjetrin dhe të gjithë kanë parë ndryshimin. Shpresoj atë formë të mirë në fund të sezonit mund ta përsëris edicionin e ardhshëm”, deklaroi mes tjerash Di Maria