Ku do te shkoje Perisic, edhe Murinjo nuk paska idene…

Perisic nuk duket të jetë afër Unitedit, ta paktën kështu duket nga deklaratat e Mourinhos keto dite.

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, nuk e ka idenë nëse Ivan Perisic do t’i bashkohet klubit nga Interi.

Mediat italiane e britanike raportojnë se 28 vjeçari kroat është afër transferimit në “Old Trafford” për 40 milionë funte, por vetë Mourinho nuk ka zbuluar shumë rreth kësaj çështje pas fitores 2:1 Në miqësore ndaj Real Salt Lake.

“Nuk e kam idenë. Nuk e kam idenë shoku im. Nuk e kam idenë”, u përgjigj Mourinho.

Më herët, drejtori teknik i Interit, Walter Sabatini, mohoi që Perisic është afër Unitedit, derisa hodhi poshtë edhe kalimin e Stevan Jovetic në Sevilla.

“Ai është afër në Inter”, iu përgjigj gazetarëve Sabatini shkurtimisht, kur u pyet nëse është afër transferimit në Man United.

“Jovetic dhe Perisic janë lojtarë të Interit. Nuk ka asgjë tjetër”.

Nëse Perisic transferohet në “Old Trafford”, atëherë nga United raportohet se do të largohet Anthony Martial, derisa kroati do të luftojë me Marcus Rashfordin, që pëlqehet nga trajneri portugez