S’na qenka as Panuci njeriu qe po kerkojme me qiri, madje edhe telefonata e Kapelos per te nderhyre si mik tek presidenti yne paskish qene pjelle e fantazise. Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka sërish e ka mohuar se Christian Panucci do të jetë trajner i ri i Kombëtares. Eshte bere si nje loje se kush ia fut prej shales topin me shume njeri- tjetrin, kjo midis medias qe nuk lodhet duke zbuluar emra per “dhendrin kuqezi” dhe presidentit, burri- adoleshent qe qejfin me te madh e ka kur vjen momenti i arte i pergenjeshtrimit ” Jo, jo, as ky nuk eshte trajneri ideal!”. Bo, bo, pale disa tifoze te Italise, Romes apo Realit, ne ekipet ku kish luajtur Panuci,kur filluan festen me idene dehese se idhullin i tyre do ta shikonin ne versionin shqiptar, duke bashkuar duart si shqiponje.
Por kush te le te gezohesh, sidomos kur flitet per nje stol ku trajneri duhet te mesohet shpejt me idene se presidenti i tij edhe pse s’i ka rene topit ne rini, njeh dhemb e dhemballe futbollin pa top, aq sa ne momente speciale shfaqet vete si ..supertrajner. Ndaj pavarësisht lajmeve të fundit që thonë se Christian Panucci do të jetë trajner i ri i Shqipërisë, fuqiploti e mohon sërish, në pritje të përgjigjesh qe duket se do te vije me shume nga deti sesa nga toka..
“Besoj se sot zyra për shtyp do të njoftojë afatin e fundit të zyrtarizimit, apo të përfundimit të këtij procesi”, tha Presidenti i FSHF-se, duke leshuar me pas frazen flori qe freskon edhe me shume se deti ne keto momente.
“Asnjëherë më parë nuk ka qenë kaq në vështirësi për të vendosur për trajnerin e kombëtares numri një i futbollit shqiptar. Është njësoj si të kesh pesë portierë shumë të mirë dhe nuk di kë të fusësh në portë”, deklaroi ai. Shyqyr qe foli njehere me sinqeritet, edhe pse populli kuqezi e perngjason me Nastradinin, sa here qe degjon perrallen e radhes. Me Panucin do te na behej mire te gjitheve, shume me mire edhe vete eproreve, sepse italiani do te ishte i bindur dhe i urte ,krejt ndryshe nga De Biazi, ngaqe as nuk i kane dale akoma dhenmbet e trajnerit tw pare..
Sfidanti.al