Mateuzi legjendar veçon një të metë të Hames Rodrigezit

Hames Rodrigezi pati mundësinë që të debutojë me Bajernin e Mynihut, të cilit ai iu bashkua, duke ardhur nga Reali i Madridit, në ndeshjen me Verder Bremenit që u zhvillua, këto ditë, në kuadrin e Kupës së Telekomit. Por, megjithëse pjesëtari përfaqësueses kolumbiane luajti mirë dhe mori pjesë në dy golat që shënuan bavarezët, mbas ndeshjes ai mori vërejtje nga legjendari Lotar Mateuz. Ish-futbollisti i gjigantit bavarez, në shpesh raste, e thotë hapur mendimin e tij, duke veçuar të metat e mangësitë e lojtarëve të Bajernit të Mynihut, ndërkohë që, tani, në shenjëstër ai pati “prurjen” më të re, Hames Rodrigezin, të cilin, megjithëse e lavdëroi, i gjeti edhe një mangësi të rëndësishme.

“Hamesi është një futbollist që shënon gola, një lojtar që i jep ide ekipit, me të cilin luan. Ai ishte edhe golashënuesi më i mirë në Mundialin e fundit dhe ky është një plus për Bajernin. Mangësia e tij ka të bëjë më faktin se ai nuk është aq sa duhet i shpejtë, por, megjithatë, unë shpresoj se ai do të përputhet mirë te Bajerni”, deklaroi Mateuzi.

Sfidanti.al