Rauli kthehet te Reali, por me uniformen me..kostum e kollare

Ish-kapiteni i Realit të Madridit Raul Gonzales Bianko u kthye edhe një herë tjetër te gjiganti madridas. Rauli, në fakt, do t’i bashkohet “klubit mbretëror”, më 21 korrik, gjatë kohës, kur Reali ndodhet nëfazën përgatitore në SHBA. Ai do të shërbejë në pjesën administrative të Realit. Rauli, prej më shumë se një dekade e gjysmë, ka mbajtur veshur bluzën e klubit spanjoll me më shumë trofe, duke luajtur për të 741 ndeshje dhe duke shënuar 323 gola. Ky ish-golashënues, pak kohë më parë, nisi kursin kualifikues për trajner, por ai nuk do të mund ta marrë licencën para vitit 2019.

Sfidanti.al