Pas lajmeve për martesën e Messit, Bartrës, Moratës e shumë futbollistëve të tjerë, duket se edhe Cristiano Ronaldos i ka hyrë dëshira për të ndërmarrë këtë hap të rëndësishëm me të dashurën e tij Georgina Rodriguez. Është pikërisht kjo e fundit që ka shkaktuar këtë zhurmë për mundësinë e kësaj martesë pasi ka filluar të ndjekë në rrjetet sociale një sërë profilesh të dyqaneve për fustane nusesh. Këto zëra u shfaqën pak kohë pasi Ronaldo publikoi një foto ku pozonte së bashku me familjen e tij në pishinë ku ishte dhe georgina format trupore të së cilës konfirmojnë gjendjen e saj të shtatzënisë dhe sipas asaj që publikohet në media të ndryshme Georgina do të jetë nënë e një vajze. Ndërkaq ai që e ka nisur rrugëtimin drejt altarit është Jonathan Dos Santos. Futbollisti i Villarrealit, i ka propozuar të dashurës së tij Marta Carreido, përgjigjja e së cilës padyshim ishte pozitive.
sfidanti.al