Edhe tifozët e ndodhur në stadiumin “Xandexhakomo” (Zandegiacomo) u ngritën në këmbë dhe e duartrokitën. Një pasdite shumë e mirë për Elseid Hysajn në miqësoren e radhës gjatë fazës përgatitore. Mbrojtësi shqiptar shënoi në sfidën ndaj ekipit vendas të quajtur Fiori Barp Sospirolo, me një goditje të saktë me të majtën. Ndeshja u fitua 11-0
