Ajo qe tha kapiteni ishte e saktë, Shqipëria është një skuadër e mire sot me lojtarë që luajnë në kampionate nga më të mirët në Europë. Plot në Serinë A, të tjerë në La Liga, në Premier Ligë, në Francë, Gjermani, Hungari, Turqi, Zvicër apo Rusi. Nuk jemi keq dhe Elseid Hysaj e thotë qartë se kombëtarja ka nevojë për më shumë mentalitet që të tregojë potencialin e vërtetë, pra edhe të synojë kualifikimin për në Europian.
Edhe trajneri Edi Reja është në të njëjtën gjatësi vale me kapitenin e tij, ndërsa thotë se Shqipëria ka mësuar të luajë si skuadër, që repartet të ndihmojnë njëri-tjetrin, të bëjnë presing, të luajnë të mbledhur në 40 metra. Problemi i vetëm edhe për të është mentaliteti (kur fitojmë një ndeshje, e nënvleftësojmë tjetrën), por edhe ajo që u pa në Poloni. Nëse bëhen aq gabime sa në Varshavë, nuk vlen edhe kur luan mirë dhe ndaj San Marinos ekziston rreziku i dyfishtë, ndonëse shanset janë për mirë.
Sfidanti.al