Janë dy njerëz që kanë shkruar histori në Milano, ndonëse në epoka të ndryshme. Njëri është Ronaldo Nazario da Lima, “Fenomeni”, dhe tjetri është Alesandro Altobeli, edhe ai dikur sulmues i Interit. Që të dy e shohin skuadrën zikaltër si favorite për të fituar titullin në Serinë A, pra për të mbrojtur titullin që fitoi vjet me Konten. Ronaldo nuk ka dyshim se Interi është më i fortë edhe me largimet, ndërsa vlerëson Zllatan Ibrahimoviçin duke e quajtur “një shkëmb”. Altobeli thotë se të tillë si Lukaku e Hakimi nuk mund të zëvendësohen, por ekipi ka uri për të fituar dhe ka lojë korale. Një këshillë për trajnerin Inzagi, të mos bëjë shumë rotacion, por të stabilizojë një formacion titullar.
Sfidanti.al