Hysaj është i sigurt me Sarrin, por Strakosha ka konkurrencën me Reinën!

Kuptohet është rivalitet sportiv dhe ata luftojnë për të njëjtin ekip. Edhe gjatë verës, Tomas Strakosha e Pepe Reina kanë pasur minutazh të njëjtë nga trajneri Mauricio Sarri, ndonëse në fundjavë nis Seria A dhe kur vjen puna tek porta, vetëm njëri mund të jetë titullar. Tekniku i Lacios deshi t’u jepte të dyve mundësi të barabarta për të treguar veten dhe mediat italiane (Il Korriere delo Sport) shkruan se Sarri ka një lidhje pak më të fortë shpirtërore me spanjollin sepse kanë qenë bashkë tek Napoli. Ai është lojtari i 6-të më shumë i aktivizuar nga trajneri gjatë karrierës së tij, pra ka një avantazh sado të vogël ndaj Strakoshës. i sigurt me Sarrin është Elseid Hysaj, futbollisti që është aktivizuar më shumë se të gjitha nga ai duke qenë në fushë plot 243 herë me ish-teknikun e Napolit.

Sfidanti.al