Bajerni duhet të bëjë edhe 3-4 javë pa kampionin e botës, Pavar!

Nuk mjaftojnë problemet me largimin e disa lojtarëve dhe me ngarkesën e bisedimeve për kontratat, por Bajerni duhet të mendojë edhe për dëmtimet. Atyre që i mungojnë trajnerit Nagelsman u shtohet edhe mbrojtësi francez, Benzhame Pavar (Benjamin Pavard). Futbollisti 25-vjeçar e ka rënduar dëmtimin që pati dhe do të mungojë më gjatë, parashikohet nga 3 në 4 javë, ndërsa Bajerni nuk ka zëvendësues të duhur për atë pozicion. Ndërkaq, Korenten Toliso duket se do të largohet, madje me çmim të ulur të kartonit, rreth 10 milionë euro.

Sfidanti.al